Guardiola është një trajner i klasit botëror, i cili ka patur fatin të ketë nën urdhëra kampionë te Barcelona fillimisht, pastaj te Bayern Munchen dhe së fundi te anglezët e Manchester City-t, njofton Insajderi.
Lionel Messi ishte lojtari më i aktivizuar në fushën e lojës nga Guardiola, teksa argjentinasi numëronte 219 ndeshje nën mbikëqyrjen e spanjollit. Këtij rekordi i ka ardhur fundi ditën e djeshme nga sulmuesi anglez Sterling, i cili përballë Brighton-it ditën e djeshme regjistroi ndeshjen e tij të 220-të.
Sterling zëvendësoi Foden në minutën e 82-të, çka mjaftoi për të thyer rekordin e yllit argjentinas të futbollit. Nga ana tjetër kjo ditë ishte për t’u harruar nga Raheem Sterling, pasi shpërdoroi një penallti në minutën e fundit të takimit.
Fatmirësisht për skuadrën kjo penallti nuk ishte vendimtare pasi rezultati ishte 1-0 në favor të skuadrës së Guardiolës, e cila ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit në Premier League. /Insajderi.com