Luka Joviç rikthehet te Eintracht Frankfurt

Luka Joviç rikthehet te Eintracht Frankfurt

U transferua me nam të madh te Reali i Madridit, por serbi Luka Joviç, rezultoi një dështim te skuadra spanjolle. Kësisoj drejtuesit madrilenë kanë vendosur ta rikthejnë 23 vjeçarin te skuadra gjermane e Eintracht Frankfurt aty ku edhe spikati si futbollit, njofton Insajderi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Bëhet fjalë për një huazim. Serbi, i shitur para 18 muajsh për shumën e 60 milionë eurove te Real Madrid, në Spanjë nuk e gjeti veten dhe trajneri Zinedine Zidane pa asnjë mëdyshje ka aprovuar kërkesën e sulmuesit për t’u larguar në formë huazimi.

Reali do të paguajë pjesën më të madhe të pagës edhe gjatë këtyre gjashtë muajve, me shpresën se Joviç do shpërthejë sërish dhe të paktën do të rivlerësohet në treg për të shitur dhe për të zbutur sadopak disfatën financiare të dështimit të serbit. /Insajderi.com