Philadelphia mposht Miami-n, rezultatet në NBA

Philadelphia mposht Miami-n, rezultatet në NBA

Philadelphia 76ers mundi skuadrën Miami Heat me rezultatin 125-108 në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), njofton Insajderi.

NBA vazhdoi me pesë ndeshje. Philadelphia 76ers, të cilët luftuan për majën e tabelës në Konferencën Lindore, ishin më të mirë se Miami Heat me 17 pikë diferencë, me çka siguruan fitoren e tyre të nëntë këtë sezon.

Ben Simmons, i cili shënoi 10 pikë, 10 kërcime dhe 12 asistime kundër ekipit Miami Heat, regjistroi “triple-double” për herë të 30-të në karrierën e tij.

Për Philadelphia 76ers, Shake Milton ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 31 pikë, ndërsa Tobias Harris shënoi 18 dhe Tyrese Maxey 15 pikë.

Rezultatet

Philadelphia 76ers – Miami Heat: 125-108

San Antonio Spurs – Houston Rockets: 105-109

Toronto Raptors – Charlotte Hornets: 111-108

Denver Nuggets – Golden State Warriors: 114-104

Portland Trail Blazers – Indiana Pacers: 87-111

/Insajderi.com