Barcelona eliminon Prishtinën nga Liga e Kampionëve në futsall

Barcelona eliminon Prishtinën nga Liga e Kampionëve në futsall

Ekipi i Prishtinës në futsall, është eliminuar në 1/16 e Ligës së Kampionëve në futsall nga Barcelona me rezultat 9:2, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes e zhvilluar në “Palau Blaugrana”, u mbyll me shifrat 5:1 për nikoqirët, ku golat për kampionët aktual në fuqi të Ligës së Kampionëve u shënuan nga Dyego, Esquerdinha, Shiraishi, Joselito dhe Rodrigues, ndërsa golin e vetëm për kryeqytetasit nga Kosova e ka shënuar Mërgim Dervishaj, pas një aksioni të mirë.

Gjithashtu, edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i spanjollëve të cilët shënuan edhe katër herë të tjera, ndërsa miqtë golin e dytë në këtë takim e shënuan me Orhan Ibishin.

Në fund, sfida u mbyll me rezultat 9:2, duke bërë që kampionët e Kosovës t’i thonë lamtumirë garave evropiane. /Insajderi.com