Atletico Madrid mendon për transferimin e Elseid Hysajt

Atletico Madrid mendon për transferimin e Elseid Hysajt

Rinovimi tashmë duket i pamundur dhe Napoli do të humbasë mbrojtësin shkodran me parametër zero në verë, kohë kur përfundon edhe kontrata mes palëve, njofton Insajderi.

Një situatë e tillë nuk mund të lihet pa u vëzhguar nga klubet e Serie A apo edhe në Europë.

Nga Spanja bëhet me dije se Atletico Madrid ka kthyer sërish vështrimin nga 26 vjeçari shqiptar. Skuadra që momentalisht udhëheq La Ligën e ka kërkuar lojtarin edhe më parë, por kërkesat financiare kanë qenë tepër të larta nga ana e Napolit. Megjithatë tani situata ka ndryshuar dhe Simeone mund ta ketë Hysajn nën urdhërat e tij “falas”, me klubin që i duhet të kënaqë vetë xhepat e shkodranit e jo të De Laurentiis.

Atletico Madrid nuk ka gjetur qetësi në linjën e djathtë të mbrojtjes këtë sezon, teksa transferimi i Trippier nga Tottenham nuk ka përmbushur pritshmëritë. Ndërkohë, zëvendësuesi i tij, Vrsaljko ka qenë me dëmtime dhe e ka pasur të pamundur të luftojë për një vend në formacion. /Insajderi.com