Lindon Selahi huazohet nga Twente te Willem II

Lindon Selahi huazohet nga Twente te Willem II

Lindon Selahi ka gjetur skuadrën e tij të re. Mesfushori shqiptar kërkonte më tepër minuta, për këta arsye Twente ka vendosur të japë dritën e gjelbërt për huazimin e tij, njofton Insajderi.

Futbollisti 21 vjeçar do të ndryshojë skuadër, por jo kampionat. Shtëpia e re deri në fund të këtij sezoni do të jetë Willem II, që ka siguruar shërbimet e talentit të Kombëtares shqiptare.

Lajmi është konfirmuar nga të dyja palët, teksa të dy klubet e elitës holandeze kanë njohur publikun me këtë lëvizje të merkatos. “Një luftëtar i ri erdhi në qytet”, kjo ishte mënyra se si Willem zgjodhi të prezantonte Lindon Selahin përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet zyrtare. /Insajderi.com