Lojtari i Napoli-t, Fabian Ruiz infektohet me COVID-19

Lojtari i Napoli-t, Fabian Ruiz infektohet me COVID-19

Lajme të këqija vijnë për Gennaro Gattuso-n, i cili do të luajë pa Fabian Ruiz për sfidën ndaj Fiorentinës e cila është e programuar të zhvillohet nesër në orarin e mesditës në stadiumin “Diego Armando Maradona”, njofton Insajderi.

Mesfushori spanjoll ka rezultuar pozitiv me Coronavirus pas tamponëve të kryer mëngjesin e sotëm nga klubi napoletan.

Këtë lajm e ka bërë publike, klubi nga Kampanja me anë të një komunikate zyrtare e cila tregon se Fabian Ruiz është vetë-karantinuar:

“Të gjithë negativ me COVID-19 pas tamponëve të kryera këtë mëngjes, përveç Fabian Ruizit. Futbollisti spanjoll ka rezultuar pozitiv dhe do të ndiqet me kujdes në periudhën e izolimit në banesën e tij.”, përfundoi komunikatën klubi i Napolit. /Insajderi.com