Eder Militao shihet në Munchen si zëvendësues i David Alaba-s

Eder Militao shihet në Munchen si zëvendësues i David Alaba-s

Bayern Munchen ka kontaktuar menaxherin e mbrojtësit të Realit të Madridit, Eder Militao. Bavarezët e kanë identifikuar atë si një zëvendësues të mundshëm të David Alaba, njofton Insajderi.

Austriaku që do të largohet në verë nga Muncheni, do të linte një boshllëk të madh në mbrojtje dhe për të ndaluar diçka të tillë, Hasan Salihamidzic ka nisur të mendojë për zëvendësuesin.

Por për të arritur te shërbimet e brazilianit skuadra kampione e Gjermanisë duhet të garojë me Juventusin, Borusian e Dortmundit dhe Tottenhamin, skuadra që janë gjithashtu të interesuar për lojtarin e madrilenëve.

Gjithsesi sipas “Spox” dhe “Goal”, Bayern mbetet skuadra favorite për të sjellë në Munchen mbrojtësin brazilian që është i pakënaqur ne Madrid. /Insajderi.com