Sergio Aguero mund ta vazhdojë kontratën me Manchester City-in, por me një kusht, njofton Insajderi.
Ekipi nga Premier Liga janë gati që të vazhdojnë në sulmin e tyre me Agueron dhe i kanë ofruar një zgjatje të kontratës për së paku 12 muaj, shkruan The Daily Star.
Megjithatë, kontrata nuk do të jetë si ajo e kaluara sa u përket kushteve financiare.
City do ta mbajë Agueron vetëm nëse ai pranon një ulje të madhe në pagë.
Deri tani ende nuk ka pasur raportime se a e ka pranuar Aguero këtë ofertë, apo jo./Insajderi.com