Derbi anglez dhe kryendeshja e javës së 18-të në Premier League zhvillohet në “Anfield Road”, ku Liverpool i pozitës së tretë pret kryesuesit e ligës, Manchester United, njofton Insajderi.
Në këtë takim, dukshëm me formë më të mirë vijnë mysafirët të cilët në pesë ndeshjet e fundit kanë shënuar katër fitore dhe kanë arritur një barazim, ndërsa nikoqirët në tre ndeshjet e fundit nuk kanë shijuar fitore, duke arritur dy barazime dhe një humbje.
Për ekipin e Klopp-it, nga minuta e parë do të aktivizohet Xherdan Shaqiri, teksa gjermani do të startoj ndeshjen me formacionin 4-3-3, ndërsa në anën tjetër norvegjezi Solskjaer do të filloj takimin me një skemë 4-2-3-1.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Henderson, Fabinho, Robertson, Wijnaldum, Thiago, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino.
Man Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, Fernandes, Pogba, Fred, McTominay, Rashford, Martial. /Insajderi.com