Bayern Munchen rikthehet tek suksesi pas humbjes ndaj M’Gladbach javën e kaluar dhe ndaj Holstein Kiel me penallti në Kupën e Gjermanisë ku u eliminua, njofton Insajderi.
Skuadra bavareze mundi me shifrat 2-1 në shtëpi skuadrën e Freiburg-ut të Abrashit i cili u aktivizua në minute e pestë pas dëmtimit të Santamarias.
Ndërkohë Amir Abrashi është dëmtuar në minutën e 55-të dëmtohet dhe zëvendësohet duke i lënë vendin Habererit.
Golat e kësaj sfide u shënuan nga Robert Lewandowski në minutën e shtatë, baraspesha u rikthye në minutën e 62-të nga Petersen, dhe goli i avantazhit dhe fitores u realizua nga Tomas Mueller në minutën e 75-të.
Bayern renditet në vendin e parë me 36 pikë të grumbulluara, katër më se Leipzig i vendit të dytë. /Insajderi.com