Dymbëdhjetë minatorë të bllokuar nën tokë për më shumë se një javë në një minierë ari kineze kanë arritur të dërgojnë një shënim për shpëtuesit, njoftoi media shtetërore të hënën, shkruan ccn
Agjencia e lajmeve Xinhua raporton se shënimi konfirmoi se 12 nga minatorët ishin ende gjallë pas shpërthimit më 10 janar në qytetin Qixia në Provincën Shandong. Katër thuhet se janë plagosur ndërsa fati i 10 të tjerëve nuk dihet.
Punëtorët shkruan se ata mbeten me shpresë, sipas Xinhua, por që kishin nevojë për pajisje mjekësore.
Xinhua citoi shënimin duke thënë: “Ne jemi shumë të rraskapitur dhe kemi nevojë urgjente për ilaçe stomaku, qetësues të dhimbjeve, shirit mjekësor, ilaçe të jashtme anti-inflamatore dhe tre persona kanë presion të lartë të gjakut”.
Përpjekjet e shpëtimit kanë filluar që kur shpërthimi ndodhi rreth 800 metra nga hyrja e minierës, duke bllokuar 22 punëtorë rreth 609 metra nën tokë, njoftoi agjencia. /Insajderi.com