Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, vendosi një rekord të ri për sezonit aktual të Premier League, njofton Insajderi.
Futbollisti i cili aktivizohet në radhët e Arsenalit, arriti të rikuperonte plot 12 topa nga kundërshtarët në sfidën e djeshme ndaj Newcastle, ku “topçinjtë” e drejtuar nga Arteta triumfuan me rezultatin 3-0.
Askush si 28 vjeçari shqiptar këtë sezon të Premier League, për sa i përket rikuperimit të topave. Ka qenë vetë faqja e specializuar e statistikave, “WhoScored.com”, që ka bërë publik rekordin e Xhakës.
Vlen të theksohet fakti se mesfushori po kalon një moment mjaft të mirë ndeshjet e fundit me fanellën e Arsenalit, ku është aktivizuar 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol. /Insajderi.com
💪 Granit Xhaka won possession in the midfield third on 12 occasions against Newcastle last night, a record in a Premier League match this season pic.twitter.com/CgEJ6sKdZC
— WhoScored.com (@WhoScored) January 19, 2021