Sulmuesi holandez Huntelaar rikthehet te Schalke 04

Sulmuesi holandez Huntelaar rikthehet te Schalke 04

Tashmë është zyrtare, Klas-Jan Huntelaar rikthehet tek skuadra gjermane e Schalke 04, njofton Insajderi.

Ish-sulmuesi i Milanit, u transferua tek Ajaksi tri vite gjysëm më parë, dhe sot u zyrtarizua duke u rikthyer përsëri tek klubi nga Gelsenkirchenit.

Sulmuesi holandez 37 vjeçar ka firmosur një kontratë deri në fundin e këtij sezoni dhe do të mbajë fanellën me numër 21. /Insajderi.com