Serbia – vendi i parë që përdor vaksinën kineze anti-COVID

Serbia – vendi i parë që përdor vaksinën kineze anti-COVID

Serbia është bërë vendi i parë në Evropë që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër Coronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm, transmeton Insajderi.

Zyrtarë shëndetësorë dhe qindra ushtarë pa uniforma kanë pritur në rend për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine në Beograd.

“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar më 19 janar, i cili njëherësh ka qenë personi i parë që ka marrë këtë vaksinë përmes një transmetimi televiziv, raporton REL.

“Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze. /Insajderi.com