Premier League me vendime të reja, ndihmohen ekipet

Premier League me vendime të reja, ndihmohen ekipet

Ekipet e kampionatit anglez do të ketë mundësinë tashmë të kryejë dhe dy zëvendësime shtesë në rast se 1-2 futbollistë pësojnë dëmtim nga përplasje me kokë, njofton Insajderi.

Ky është vendimi i fundit i Premier League pas mbledhjes së posaçme të mbajtur ditën e sotme (të mërkurën).

Duke marrë shkas nga përplasja e fortë në kokë mes futbollistëve David Luiz dhe Raul Jimenez në sfidën 29 nëntorit 2020 ku futbollisti meksikan përfundoi në spital, liga angleze miratoi ndryshimin e ri për sa i përket zëvendësimeve gjatë ndeshjeve.

Në këtë mënyrë, lejohet që të gjitha skuadrat e Premier League mund të bëjnë deri në dy zëvendësime shtesë nëse dy lojtarë për secilin ekip pësojnë konfuzione prej përplasjes me kokë, edhe nëse trajnerët i kanë kryer të tre zëvendësimet.

“Duke patur në vëmendje shëndetin e futbollistëve të Premier League, protokolli do të lejojë maksimumi dy zëvendësime për secilin ekip në rast se lojtarët pësojnë goditje në kokë. Ky vendim është marrë në përputhje me FIFA-n dhe Bordin e Shoqatës së Futbollit”, shkruhet në njoftimin e Premier League-s angleze. /Insajderi.com