Shënohen dy viktima dhe dy persona tjerë të lënduar nga shpërthimi në Madrid

Shënohen dy viktima dhe dy persona tjerë të lënduar nga shpërthimi në Madrid

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në shpërthimin që ndodhi në një ndërtesë në qendër të kryeqytetit të Spanjës, Madrid, për shkak të një rrjedhjeje gazi, transmeton Insajderi.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 15:00 me kohën lokale në një apartament në lagjen Puerto de Toledo në qendër të Madridit.

Kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez Almeida, konfirmoi se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit, duke njoftuar për dy persona të vdekur dhe dy të plagosur.

Ndërkaq, duke folur për AA, një dëshmitare okulare tha se jeton në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi dhe se kishte ndier erë gazi ndërsa po hynte në shtëpi.

Ajo tha se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

“Toka u lëkund. Gjendja e rrugës dhe ndërtesës është e tmerrshme. Njerëzit u shtrinë në tokë, kishte një kaos të vërtetë”, shtoi dëshmitarja okulare.

Nga ana tjetër, disa dëshmitarë okularë thanë se ka shumë njerëz të lënduar.

Shumica e automjeteve të parkuara në rrugën përpara ndërtesës ku ndodhi shpërthimi janë dëmtuar, ndërkohë që mbrojtja civile, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore e kanë shndërruar zonën në një korridor të sigurisë.

Siç raportohet, pranë ndërtesës kishte një shtëpi pleqsh, shkollë dhe kishë. /Insajderi.com