Manchester City mposht Aston Villa-n, merr kryesimin në Premier League

Manchester City mposht Aston Villa-n, merr kryesimin në Premier League

Manchester City nuk di të ndalet, “The Citizens” korrin suksesin e gjashtë radhazi në Premier League dhe të nëntën në të gjitha kompeticionet, njofton Insajderi.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mundi Aston Villla-n në “Etihad Stadium”, me rezultatin 2-0 me anë të golit të Bernardo Silvas në minutën e 79-të dhe me Ilkay Guendogan në minutën e 90-të me penallti.

Skuadra nga Manchester renditet e para me pikë të barabarta me Leicester City-n, por “qytetarët” kanë për të zhvilluar edhe një ndeshje më shumë. /Insajderi.com