Kampionët e Spanjës u turpëruan sot përballë ekipit të kategorisë së tretë, Alcoyano-s duke u mundur me rezultatin 2-1, kështu duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit, njofton Insajderi.
Edhe pse pritej të ishte thjesht një formalitet, “Los Blancos” çuditërisht nuk kanë mundur të kalojnë në fazën tjetër.
Militao zhbllokoi ndeshjen dhe dukej se për Realin gjithçka u mbyll, Alcoyano barazoi sfidën në minutën e 80-të. Kryeqytetasit nuk ditën ta kontrollonin ndeshjen dhe vendasit realizuan pesë minuta nga fundi i 120 minutave golin e triumfit.
Me rezultatin e sotëm, Reali regjistron një nga momentet më negative në historinë e tij. /Insajderi.com