Të paktën pesë persona u vranë në një zjarr që shpërtheu të enjten në një ndërtesë në ndërtim në Institutin Serum të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, thanë zyrtarët. Kompania tha që flakët nuk do të ndikonin në prodhimin e vaksinës COVID-19, shkruan Associated Press, transmeton insajderi.
Murlidhar Mohol, kryetari i qytetit Pune në shtetin jugor të Maharashtra, tha se pesë trupa u gjetën në rrënoja pasi flakët u shuan nga zjarrfikësit.
Mahol tha se viktimat ishin ndoshta punëtorë ndërtimi. Ai tha se shkaku i zjarrit nuk ishte përcaktuar dhe shkalla e dëmit nuk ishte e qartë ende.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Serum të Indisë, Adar Poonwala, tha se ai ishte “thellësisht i trishtuar” nga humbja e jetëve.
Ai tha se nuk do të kishte reduktim në prodhimin e vaksinave sepse kompania ka ndërtesa të tjera në dispozicion. /Insajderi.com