Seria A italiane, ngjitet në vendin e parë, pas plot 14 vitesh, duke fituar titullin e kampionatit më të mirë në botë për vitin 2020-të, sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), njofton Insajderi.
Viti që sapo u mbyll ka qenë tepër pozitiv për kampionatin italian për sa i përket statistikave, pavarësisht se asnjë nga skuadrat italiane nuk arriti të fitonte tituj ndërkombëtarë.
Seria A ka mposhtur konkurrencën e Premier League-s angleze, kampionatit brazilian, La Ligës dhe Bundesligës.
Ndërkohë një progres pozitiv ka bërë edhe Kategoria Superiore e Shqipërisë, duke u ngjitur plotë 28 vende në renditjen e përgjithshme botërore. Kampionati elitar shqiptar mban vendin e 41-të me 305 pikë, ndërkohë që në vitin 2019 renditej në vendin e 69-të. /Insajderi.com