Florent Hadërgjonaj shënon autogol për Kasimpasën

Florent Hadërgjonaj shënon autogol për Kasimpasën

Florent Hadërgjonaj ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Ankaragucu ka shënuar fitore me shifrat minimale 1-0 kundër Kasimpasas dhe fajtor për këtë rezultat është pikërisht anësori kosovar, njofton Insajderi.

Goli ka ardhur në minutën e 16-të të takimit, atëherë kur futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ngatërron portën dhe shënon autogol.

Hadërgjonaj ishte i pozicionuar mirë në zonë dhe në momentin kur të gjithë prisnin spastrimin e topin, mbrojtësi i Kosovës e dërgon në rrjetën e tij. Fytyra e tij pas golit tregon dëshpërimin e ndjerë në ato momente, duke mbajtur barrën e një autogoli tërësisht të evitueshëm. /Insajderi.com