Muriqi i pafat, godet traversën në Kupën e Italisë ndaj Parmës

Muriqi i pafat, godet traversën në Kupën e Italisë ndaj Parmës

Trajneri Simone Inzaghi i ka besuar vendin e titullarit sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit, në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Parmës, njofton Insajderi.

Ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës në Shqipëri dhe Lirisë së Prizrenit në Kosovë, pati një shans ideal në minutën e 14-të për ta dërguar topin në rrjetë, por goditja e tij për fat të keq përfundoi në shtyllën e majtë pingule të portierit Kolombi. /Insajderi.com