Një grup protestuesish të ekstremit të majtë që u mblodhën kundër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, sulmuan selinë e Partisë Demokratike në Portland në shtetin Oregon, duke thyer xhamat e ndërtesës, transmeton Isnajderi.
Teksa heshtja dje mbizotëroi në Washington gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri Biden, rrugët në Oregon, një nga shtetet perëndimore, ishin skenë e incidenteve.
Anëtarët e grupit ekstrem të majtë “Antifa” protestuan në Portland për të kërkuar “ndryshim më të shpejtë të politikës” nga Biden, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupi, duke mbajtur pankarta kundër Biden-it, eci drejt Selisë së Agjencisë së Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (ICE), duke spërkatur mbishkrime në muret e ndërtesës.
Tetë persona të arrestuar
Më pas, grupi sulmoi selinë e Partisë Demokratike në qytet dhe theu xhamat e ndërtesës.
Pas sulmit, anëtarët e grupit Antifa u përplasën gjithashtu me policinë, e cila përpiqej të ndërhynte.
Njësitë lokale të sigurisë deklaruan se disa demonstrues mbanin armë.
Gjatë protestës tërhoqën vëmendje mbishkrimet në pankarta si: “Nuk e duam Biden-in, duam hakmarrje. Nuk mund të udhëhiqemi”.
Në lidhje me incidentet janë arrestuar tetë persona. /Insajderi.com