Eder afër të rikthehet në Serie A te Udinese

Eder afër të rikthehet në Serie A te Udinese

Udinese është hedhur fuqishëm në tregun e afatit kalimtar të janarit për të gjetur zëvendësuesin e Kevin Lasagna-s i cili pritet të largohet tek ekipi tjetër i Serie A-së, Hellas Verona, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, sulmuesi spanjoll Fernando Llorente është kryesori për të veshur fanellën ‘bardhezi’ të friulanëve, por kandidatura e ish-sulmuesit të Inter-it, italianit të natyralizuar Eder është më e nxehtë në këto orët e fundit.

Eder dëshiron rikthimin në Seria A pas aventurës së tij me skuadrën tjetër të pronarëve të Interit, Zhiangsu Suning në Kinën e largët. /Insajderi.com