Një balotazh për të ardhmen e portës zikaltër. Me Handanoviç që herët ose vonë do të duhet t’i lërë vendin një portieri më të ri, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “TuttoSport”, portieri Radu nuk jep garanci për momentin, dhe emrat që qarkullojnë në shtëpinë e Interit janë dy, Juan Muso gardiani i Udineses i ndjekur prej kohësh edhe nga zëvendës-presidenti Javier Zanetti.
I dyti është Alessio Cragno i Cagliari-t, i cili po shfaqet si portier në lartësi dhe me eksperiencë të madhe. /Insajderi.com