Shkëndija nënshkruan me ish-antarin e Gazientep dhe Bursaspor-it

Shkëndija nënshkruan me ish-antarin e Gazientep dhe Bursaspor-it

Turqia është kthyer në hapin e radhës të futbollistëve shqiptarë, të cilët pasi lënë Kategorinë Superiore apo Superligën e Kosovës e zgjedhin si destinacionin e ri të karrierës së tyre, njofton Insajderi.

Por edhe e kundërta ndodh, teksa klubi i Shkëndijës ka firmosur me një ish-lojtar të kampionatit turk.

Bëhet fjalë për Igor Uanderson Da Silva, i cili në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e Gaziantep dhe Bursaspor. Me të parët ka qenë titullar fiks dhe ka siguruar ngjitjen në elitë, ndërsa aventurën me Bursaspor e ndërpreu situata me pandeminë. Për këtë arsye vendosi të rikthehej në Brazil për të luajtur me Agua Santa, në mënyrë që të ruante formën e tij fizike.

Kuqezinjtë e Tetovës njoftojnë nëpërmjet faqes së tyre zyrtare se anësori 24 vjeçar i repartit të sulmit ka nënshkruar për një vit e gjysmë, duke qenë një vlerë e shtuar në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka. /Insajderi.com