Milan afron mbrojtësin Tomori nga Chelsea

Milan afron mbrojtësin Tomori nga Chelsea

Milani ka mbyllur transferimin e një tjetër lojtari pas kroatit Mandzukiç. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Chelsea-t, Tomori i cili ka ardhur në formën e huazimit me të drejtë blerje, njofton Insajderi.

Kontrata e tij është depozituar disa orë më parë në Lega Seria A dhe tashmë është gati për të qenë në urdhrat e Piolit.

Gjithashtu vetëm disa momente më parë, lojtari nigerian me pashaportë kanadeze ka zbarkuar në Milano, i shoqëruar nga zyrtarët e klubit dhe do t’i nënshtrohet menjëherë testeve mjekësore. Trajneri Pioli është shprehur se Tomori dhe Mandzukiç do të jenë në stol në ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës. /Insajderi.com