Derbi i Borussia-ve i takon Gladbach-ut, mposhtet Dortmund

Derbi i Borussia-ve i takon Gladbach-ut, mposhtet Dortmund

Borussia Moenchengladbach ka triumfuar me rezultatin 4-2 ndaj Borussia Dormtund-it, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të ne Bundesligë, njofton Insajderi.

Bardhezinjtë e nisën ndeshjen shumë mirë, teksa shënuan me Elvedin në minutën e 11-të, por Haaland përmbysi gjithçka në favor të Dortmund-it, duke shënuar dy herë në minutat 22-të dhe 28-të. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm katër minuta, pasi në minutën e 32-të, Elevdi shënoi dopietë personale dhe vendosi baraspeshën.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Gladbach, që shënuan edhe dy herë të tjera, me Bensebaini në minutën e 49-të dhe Thuram në minutën e 78-të, duke siguruar kështu fitoren e dytë radhazi dhe duke i shkaktuar Dormtund-it humbjen e dytë radhazi në kampionat. /Insajderi.com