Roma fiton ndeshjen në kohën shtesë, mposht Spezia-n

Roma fiton ndeshjen në kohën shtesë, mposht Spezia-n

Roma ka fituar 4-3 ndaj Spezia-s në minutat e fundit të takimit. Skuadra ‘verdhekuqe’ edhe pse me mungesën kryesore të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko-s, në fund ia ka dalur të triumfoj ndaj ekipit të promovuar këtë sezon në Serie A, në ndeshjen e zhvilluar në “Olimpico”, njofton Insajderi.

Për kryeqytetasit së pari shënoi spanjolli Borya Mayoral në minutën e 17-të, më pas Piccoli barazoi shifrat në minutën e 24-të. Sapo filloi pjesa e dytë, Borya Mayoral dhe Karsdorp kanë shënuar për Romën në minutat 52-të dhe 55-të. Farias në minutën e 59-të dhe ish-romanisti Verde në minutën e 90-të rikthyen barazimin në 3-3.

Por aty ku dukej se do të përfundonte në barazim, mesfushori italian Lorenzo Pellegrini realizon golin e 4-3 në minutën e 90+1′, pas një asistimi të pranuar nga Bruno Peres.

Me këtë sukses ‘verdhekuqtë’, renditen në vendin e tretë me 37 pikë, teksa ekipi i Ardian Ismajlit mbetet në pozitën e 14 me 18 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com