Atalanta mposht bindshëm Milan-in në ‘San Siro’

Atalanta mposht bindshëm Milan-in në ‘San Siro’

‘Kuqezinjtë’ e Stefano Piolit, kanë humbur me rezultatin 0-3 në “San Siro” nga Atalanta e Berat Gjimshitit, në një ndeshje totalisht për t’u harruar për shtatë herë fituesit e Champions League, njofton Insajderi.

Romero hapi serinë e golave në minutën e 26-të, me një gjuajtje të saktë me kokë brenda zonës. Për të dyfishuar shifrat mendoi Iliçiç në të 53-tën minutë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Zapata, vulosi shifrat në 0-3 (77’).

Pavarësisht disfatës së rëndë, Milani e mbylli fazën e parë si kampion dimri, duke përfituar kështu nga barazimi në transfertë i Interit ndaj Udineses. Kuqezinjtë kryesojnë me 43 pikë, dy më shumë se rivalët ‘zikaltër’. /Insajderi.com