Administrata e Biden do t’a rishikojë marrëveshjen mes SHBA-ve dhe Talibanëve

Administrata e Biden do t’a rishikojë marrëveshjen mes SHBA-ve dhe Talibanëve

Shtetet e Bashkuara tw Amerikws do të rishikojnë marrëveshjen e paqes të arritur me Talibanët vitin e kaluar, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Insajderi.

Këshilltari i sapoemëruar i presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, foli me homologun e tij afgan Hamdullah Mohib dhe “bëri të qartë qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të rishikuar” marrëveshjen, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar Emily Horne të premten vonë, raporton Al Jazeera.

Në mënyrë të veçantë, Uashingtoni dëshiron të kontrollojë që Talibanët “janë duke respektuar angazhimet e tij për të ndërprerë lidhjet me grupet terroriste, për të zvogëluar dhunën në Afganistan dhe për t’u angazhuar në negociata kuptimplota me qeverinë Afgane dhe aktorë të tjerë të interesuar”, tha deklarata e saj.

Sullivan “nënvizoi se SHBA do të mbështesë procesin e paqes me një përpjekje të fuqishme dhe rajonale diplomatike, e cila do të synojë të ndihmojë të dy palët të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë politike dhe një armëpushim të përhershëm”.

Mohib shkroi në Twitter gjatë thirrjes të dy palët “ranë dakord të punojnë drejt një armëpushimi të përhershëm dhe një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në vend. Uashingtoni arriti një marrëveshje me Talibanët në Katar vitin e kaluar për të filluar tërheqjen e trupave amerikane në këmbim të garancive të sigurisë nga grupi i armatosur dhe një angazhim për të filluar bisedimet e paqes me qeverinë afgane. /Insajderi.com