Në 24 orët e fundit, Turqia raporton 144 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, Turqia raporton 144 viktima nga COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 5.856 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 723 pacientë simptomatikë, transmeton Insajderi.

Rënia e numrit të rasteve të reja vazhdon të shënojë rënie, pasi vendi dje regjistroi 5.967 raste, përfshirë 734 pacientë simptomatikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,42 milionë, prej të cilëve 24.933 kanë vdekur, përfshirë 144 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 5.811 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,3 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 28,34 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 152.758 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, ka ra në 1.962. /Insajderi.com