Conor McGregor ka humbur në përballjen me Dustin Poirier, ndeshje kjo që ishte kryesorja në mbrëmjen e UFC-së të mbajtur në Etihad Arena në Abu Dhabi, transmeton Insajderi.
Poirier e nokautoi McGregorin në raund të dytë, duke përdorur fillimisht goditjet me këmbë e më pastaj duke e rrëzuar me përdorjen e grushteve.
“Jam i lumtur. Kam punuar shumë në këtë. Së pari dua të them se Conori e ka pranuar rezultatin në mënyrë shumë profesioniale. Ai është profesionist. Kam vetëm respekt për të. Jemi 1:1, ndoshta duhet ta organizojmë edhe një meç“, ka thënë pas meçit Poirier.
Nga ana tjetër, McGregor thotë se mungesa e aktivitetit në kafazin e UFC-së është një ndër aryset e kësaj humbjeje.
“Është e vështirë ta tejkalosh mosaktivitetin. Goditjet me këmbë ishin të mira, veçanërisht ato në pulp. Këmbët i kisha të vdekur nga ato goditje, dhe nuk isha komod sa duhej të isha. Por, Dustini është luftëtar i madh. Kam punuar shumë dhe jam krenar me punën. Do të doja të përfaqësoja skuadrën time më mirë. Por, do të marrim veten. Do të shkojë tash te fëmijët e mi në hotel e do të relaksohem pak”, ka thënë McGregor.
“Sigurisht më duhte aktivitetet. Nuk arrin asgjë me joaktivitetet në këtë punë. 1:1 Dustin. Është humbje e vështirë për të kapërdirë”, ka thënë tutje McGregor.
Për Poirierin është fitorja e 27 në total në Artet Marciale të Përziera, karshi gjashtë humbjeve, ndërsa McGregor ka pësuar humbjen e pestë karshi 22 fitoreve. /Insajderi.com