Gjermania ka përcaktuar një listë të re prej 20 vendeve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Coronavirus, ndër të cilat bën pjesë edhe Kosova, transmeton Insajderi.
Kështu shteti gjerman i ka ashpërsuar masat e hyrjes për këto vende.
Sipas masave të reja anti-COVID, udhëtarët që vijnë nga shtetet që kanë 200 raste të reja në 100 mijë banorë, mund të hyjnë vetëm nëse paraqesin testin negativ të PCR.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, policia kontrollon sistematikisht në aeroporte dhe porte që udhëtarët ta kenë testin negativ me vete, ndërsa në kufijtë tokësorë drejt anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian ku nuk ka kontrolle kufitare, kryhen inspektime të rastit, shkruan gazeta “Ëelt”.
Në grupin e shteteve që preken nga këto masa, përveç Kosovës, hyjnë edhe Shqipëria, Andorra, Bolivia, Bosnja, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara, Estonia, Irani, Izraeli, Kolumbia, Letonia, Libani, Lituania, Maqedonia e Veriut, Meksika, Mali i Zi, Panamaja, Portugalia, Republika Çeke, Serbia dhe Palestina. /Insajderi.com