Lajm i mirë për Juventusin, Matthijs De Ligt shërohet nga Coronavirusi dhe është i gatshëm në sfidën ndaj Bologna-s, e programuar të zhvillohet sot me fillim nga ora 12:30 në “Allianz Stadium”, njofton Insajderi.
Mbrojtësi holandez i është nënshtruar tamponit dhe ka rezultuar negativ dhe sot do të përfshihet tek lojtarët e grumbulluar për ndeshjen ndaj skuadrës emiliane.
Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj:
Komunikata e Juventusit –
“Sipas protokollit, Matthijs De Ligt ka kryer dy kontrolle të testeve molekulare të tamponit për COVID-19, dhe ka rezultuar negativ. Lojtari është shëruar dhe nuk do të jetë më në izolim, ku do t’i bashkohet skuadrës në darkë në ‘J-Hotel’, dhe do të jetë i përfshirë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e nesërme.” /Insajderi.com
Covid 19 – Guarito @mdeligt_04https://t.co/hwpHSExVPa pic.twitter.com/YHvA3rElGC
— JuventusFC (@juventusfc) January 23, 2021