Do të luhet duke filluar nga ora 12:30, ndeshja mes Juventusit dhe Bologna-s, e vlefshme për javën e 19-të në Serie A, njofton Insajderi.
Bardhezinjtë e drejtuar nga Andrea Pirlo do të kërkojnë të rikthehen te suksesi në kampionat, pas asaj humbje ndaj Interit në javën e kaluar, që solli edhe irritimin e tifozëve. Megjithatë “Zonja e Vjetër”, triumfoi ndaj Napolit në mesjavë duke fituar Superkupën e Italisë, duke shëruar sadopak plagët nga humbja me zikaltërit dhe në këtë ndeshje vijnë me moralin e mirë.
Ndalesa e Interit dhe Milanit, bën që fitorja e Juventusit të jetë detyrim sot, për të rikuperuar pikë me kreun, që deri tani është 10 pikë larg, ndërkohë që bardhezinjtë kanë edhe një tjetër ndeshje për të luajtur me Napolin.
Nga ana tjetër Bologna vjen në këtë ndeshje pas fitores me Veronën dhe do të kërkojnë të bëjnë surprizën në Torino.
Për sa i përket formacioneve, Pirlo ka bërë përsëri ndryshime, teksa ka ulur në stol Moratën, për të startuar në vendin e tij me Kuluevskin në krye të sulmit, në krahë të Ronaldos. /Insajderi.com