Juventusi ka bërë detyrën në shtëpi në sfidën e orën 12:30, duke triumfuar me rezultatin 2-0 përballë Bologna-s së Sinisha Mihajloviç-it, njofton Insajderi.
Ishin dy mesfushorët Arthur dhe McKennie, që me golat e tyre i dhuruar tre pikë tepër të rëndësishme në kampionat skuadrës së Andrea Pirlos, e cila rikthehet kështu te triumfi pas disfatës ndaj Interit javën e kaluar.
Me këtë fitore Juventusi u ngjit në kuotën e 36 pikëve, teksa ndan vendin e katërt së bashku me Atalantën.
Kujtojmë që kampionat në fuqi të Serisë A kanë një ndeshje më pak, teksa aktualisht diferenca me kryesuesit e Milanit është shtatë pikë. Sfidën e radhës bardhezinjtë do e luajnë në transfertë ndaj Sampdorias në datën 30 janar. /Insajderi.com