Hertha Berlin shkarkon trajnerin dhe drejtorin sportiv

Hertha Berlin shkarkon trajnerin dhe drejtorin sportiv

Humbja me rezultatin 4-1 nga Werder Bremeni nuk është kapërdirë dot nga drejtuesit e Herthës së Berlinit, njofton Insajderi.

Një ditë pas ndeshjes, klubi ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare shkarkimin e trajnerit Bruno Labadia, dhe drejtorin sportiv të skuadrës Michel Pretz.

Drejtuesit e lartë të klubit, quajnë fajtorë për këtë formë të skuadrës trajnerin dhe për këtë arsye kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre, teksa largimit nuk i është shmangur dot as drejtori sportiv.

Tashmë te Hertha po punojnë për të gjetur timonierin e ri, që do i besohet drejtimi i skuadrës, ku shpresojnë edhe në ndryshimin e rezultateve. /Insajderi.com