Moviola: Milan u dëmtua nga gjyqtari në sfidën kundër Atalanta-s

Moviola: Milan u dëmtua nga gjyqtari në sfidën kundër Atalanta-s

Atalanta konfirmoi ditën e djeshëm edhe njëherë se është macja e zezë e Milanit duke i mposhtur kuqezinjtë 3-0 në “San Siro”, në një ndeshje të dominuar nga zikaltrit nga fillimi deri në fund, njofton Insajderi.

Megjithatë edhe kjo ndeshje kishte disa raste të diskutueshme, për moviolë. Sipas “Calciomercato”, në minutën e 53-të, arbitri Mariano akordon penallti për Iliçiç, pasi ky i fundit mori një goditje me bërryl nga Kessie.

Duke iu referuar rregullores, vendim i drejtë ky i arbitrit. Megjithatë mungon një karton i verdhë për Hatebour, para penalltisë, për ndërhyrje të ashpër ndaj Kalulu, i cili u largua nga loja me barelë pas asaj përplasje.

Një gabim i rëndë në minutën e 45-të nga arbitri, kur pas një dueli në ajër mes Golinit dhe Ibrës, portieri i Atalantës, humb kontrollin e topit dhe në zotërimin e tij vihet suedezi, i cili shfaqet me portë bosh dhe ishte një gol thuajse i sigurt, por arbitri ndalon lojën, për goditje dënimi ndaj portierit. Vendim i gabuar ky i arbitrit, pasi sulmuesi i Milanit nuk e prek fare portierin. /Insajderi.com