Barcelona mposht si mysafir Elche-n

Barcelona mposht si mysafir Elche-n

Barcelona nuk di të ndalet, ku merr suksesin e katërt rradhazi në La Liga-n spanjolle, teksa në javën e 19-të, kanë mposhtur me shifrat 2:0 si mysafir ekipin e Elche-s, njofton Insajderi.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman fitoi me anë të golave të Frenki De Jong në minutën e 39′-të dhe 21 vjeçarit spanjoll, Rikard Puig në minutën e 89-të.

Katalanasit me këtë triumf ngjiten në vendin e tretë në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Elche mbetet në vendin e parafundit me 17 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com