Një tjetër paraqitje fantastike e Ballkanit të Bledi Shkëmbit në minifazën përgatitore që skuadra është duke zhvilluar në Turqi. Ekipi nga Suhareka arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme përballë skuadrës së njohur ukrainase Vorskla Poltava, njofton Insajderi.
Daku dhe Hoxha ishin autorët e golave për ekipin nga Suhareka, ndërkohë që për Vorsklan, golin e vetëm e realizoi Kostenko. Kujtojmë që në datën 20 janar, Ballkani regjistroi edhe një tjetër rezultat pozitiv, duke mposhtur 21 vjeçarët e CSKA-së së Moskës me rezultatin 3-0.
Kujtojmë që trajneri korçar, Bledi Shkëmbi mori drejtimin e skuadrës, pak muaj më parë, duke zëvendësuar Ismet Munishin. /Insajderi.com