Një tjetër tragjedi ka ndodhur me avion në futbollin brazilian, pas asaj që ndodhi në 28 nëntor 2016 me skuadrën e Çapekoenses ku ishin në fluturim me destinacion Kolumbinë për finalen e Kupës së Amerikës-Jugore, njofton Insajderi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur sot, me një fluturim privat që transportonin klubin e Palmas të Serisë D të Brazilit, ku pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua.
Katër lojtarët Lukas Praksedes 23 vjeçar, Guilerme Noe 28 vjeçar, Ranule 27 vjeçar, Markus Molinari 23 vjeçar, presidenti i klubit Lukas Meira 32 vjeçar dhe piloti i avionit i identifikuar si “Komandanti Vagner” ndërruan jetë.
Palmas ishin duke udhëtuar për në qytetin e Goianës, për të luajtur ndaj Vila Novas për në kupën “Copa Verde”.
Një tragjedi që ka tronditur botën e futbollit jo vetëm në Brazil por edhe në mbarë globin. /Insajderi.com