Presidenti i Meksikës infektohet me COVID-19

Presidenti i Meksikës infektohet me COVID-19

Presidenti meksikan, Lopez Obrador, ka njoftuar se është infektua me COVID-19, raporton Insajderi.

Ai tha se simptomat i ka të lehta, duke shprehur optimizëm së shpejti do të shërohet.

Me keqardhje ju informoj se kam Covid-19. Simptomat janë të lehta, por unë jam duke marrë trajtim mjekësor. Unë jam optimist si gjithmonë. Ne do të kapërcejmë Dr. Olga Sanchez Cordero më përfaqëson mua, atë që bëjmë çdo ditë. dhe do t’ju informojë “tha ai në Twitter.

Në Meksikë janë raportuar 1 milion e 752 mijë e 347 raste me COVID-19, deri më tani dhe 149 mijë e 84 vdekje. /Insajderi.com