Napoli me ultimatum ndaj Gattuso-s

Napoli me ultimatum ndaj Gattuso-s

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka marrë një ultimatum dhjetë ditor nga presidenti i klubit Aurelio de Laurentijs.

Humbja 3 me 1 nga Verona mund t’i kushtojë Gattuso-s me shkarkim.

Sipas Corrier dello Sport, ai ka kohë 10 ditë për t’i kthyer gjërat “në vend”.

Ky është afati kohor që iu dha trajnerit që drejtoi Milanin më parë.

Napoli ka grumbulluar 34 pikë nga 18 ndeshje dhe gjendet në pozitën e gjashtë. /Insajderi.com