Tre burrat më të fuqishëm në Meksikë janë të sëmurë me COVID-19

Tre burrat më të fuqishëm në Meksikë janë të sëmurë me COVID-19
Burimi i fotografisë: Marco Ugarte / Associated Press

Në ditët e fundit, ndjenja rrëqethëse se Coronavirusi është kudo është rritur nga lajmet se tre nga njerëzit më të fuqishëm të kombit janë tani të sëmurë me COVID-19, shkruan Los Angeles Times, transmeton Insajderi.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador, 67 vjeëar, një populist i qendrës së majtë i njohur për legjionet e tij të tifozëve si AMLO, tha të dielën se kishte dal pozitiv për virusin dhe ishte izoluar në apartamentin e tij në Pallatin Kombëtar të Meksikës me simptoma të lehta.

Të hënën, djali i Carlos Slim, një manjat 80-vjeçar i telekomunikacionit dhe njeriu më i pasur i Meksikës, njoftoi se babai i tij po vuan nga COVID-19 që një javë dhe po trajtohet në një spital.

Ishte një breshëri lajmesh tronditëse për një vend që tashmë ndiqte nga afër gjendjen e Kardinalit Norberto Rivera Carrera, një kryepeshkop 78-vjeçar në pension, i cili ka qenë në kujdes intensiv që prej 12 janarit.

Sëmundja e tre burrave që përfaqësojnë boshtin tradicional të pushtetit të vendit – kisha, shteti dhe tregtia – na kujton edhe njëherë për gjendjen alarmante në Meksikë. /Insajderi.com