Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka refuzuar ta takojë kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, pasi ky i fundit u vonua, njofton Insajderi.
Azemi tha se takimin me shefin e qeverisë e kishin planifikuar ta zhvillonin në orën 09:30, por kryeministri ishte vonuar për më shumë se 15 minuta.
Prandaj sipas tij, tani për tani ata nuk janë të gatshëm që asnjë subjekti politik dhe as kryeministrit në detyrë të ia falin asnjë minutë pa ua përmbushur kërkesat që kanë.
Për refuzimin e takimit, Azemi tha se ka pasur edhe një arsye tjetër.
“Arsyeja e dytë është se ne kemi pasur informacione që në njëfar forme takimi do të jetë për premtimet për të ardhmen dhe ne si sindikatë tani më jemi shumë të njohur për punëtorët, nuk kemi nevojë të marrim premtime prej askujt.
Ne si sindikatë i kemi vendosur kërkesat tona në tavolinën e kryeministrit dhe në momentin kur asi është i gatshëm le të na thërret, ne shkojmë. Përndryshe nuk kemi nevojë të marrim premtim sepse është kohë fushate dhe ai e ka kërkesën paga minimale, pagesa e stimulimit për punëtorët teknik të spitaleve dhe tash për punëtorët teknik për shkolla qyshe bëri”, tha sindikalisti Azemi për EO.
Mes tjerash Azemi ka theksuar se pagesat që i kanë kërkuar Qeveria i ka pranuar, mirëpo thotë se ato ende nuk janë bërë, ndërsa shton se tashmë kanë filluar procedurën ligjore./Insajderi.com