Utah Jazz mposhti New York Knicks – rezultatet në NBA

Utah Jazz mposhti New York Knicks – rezultatet në NBA

Utah Jazz ka vazhduar serinë e fitoreve në nëntë ndeshje pasi të martën vonë mposhti New York Knicks me rezultatin 108-94, njofton Insajderi.

Rudy Gobert udhëhoqi Jazz-in drejt fitores me 18 pikë, 19 kërcime dhe katër bllokime.

Royce O’Neale shënoi 20 pikë ndërsa Mike Conley shënoi 19 pikë dhe kapi shtatë kërcime për Jazz.

Për Knicks, Austin Rivers shënoi 25 pikë ndërsa Julius Randle e përfundoi ndeshjen me 18 pikë dhe 10 kërcime.

R.J Barret shënoi 17 pikë për Knicks.

Pasi shënoi fitoren e nëntë me radhë, Utah Jazz tani ka 13 fitore dhe katër humbje, teksa Knicks kanë tetë fitore dhe 11 disfata.

Rezultatet e NBA-së:

Atlanta Hawks – Los Angeles Clippers: 108-99

Houston Rockets – Washington Wizards: 107-88

Utah Jazz – New York Knicks: 108-94

/Insajderi.com