Afrimi i Ferhan Hasanit është pa diskutim një vlerë e shtuar për Partizanin. Jo vetëm për cilësitë e futbollistit, që janë shumë të mëdha, por edhe për vlerën e tij në treg dhe për emrin e CV-në që ka, njofton Insajderi.
Menjëherë pas zyrtarizimit ditën e djeshme, Hasani është regjistruar si futbollist i “demave” edhe në portalin e vlerave të kartonëve të futbollistëve, “Transfermarkt”. Kartoni i Hasanit vlerësohet plot 400 mijë euro, por kjo gjë nuk e bën më të vlerësuarin te Partizani.
Është Kordeiro Melo që mban ende kryesimin, me kartonin e tij që vlerësohet 425 mijë euro. “Buba” renditet pikërisht pas brazilianit, ndërsa në vendin e tretë, renditet një tjetër afrim i bujshëm i të kuqve këtë afat kalimtar, Stenio Junior. /Insajderi.com