Manchester United befasohet në shtëpi, mposhtet nga Sheffield United

Manchester United befasohet në shtëpi, mposhtet nga Sheffield United

Manchester United është mposhtur në kampionat nga vendi i fundit në Premier Legue, Sheffield United. Këta të fundit kanë triumfuar në “Old Trafford” me rezultatin 2-1, njofton Insajderi.

Sheffield kaloi në avantazh në minutën e dytë me Brayan, ndërsa Maguire barazoi shifrat në minutën e 64-të. Kur të gjithë prisnin golin e përmbysjes, ishin miqtë që kaluan në avantazh me Burke në minutën e 74-të, avantazh që e mbrojtën deri në fund.

Kjo është fitorja e dytë në kampionat për Sheffield në këtë sezon, të cilët renditen në vendin e fundit me tetë pikë, ndërkohë United mbetet në vendin e dytë me 40 pikë, një pik më pak se City që ka një ndeshje me shumë për të luajtur.

Ndërkohë Evertoni u ndal në barazim 1-1 me Leicester City-n në shtëpi. Për skuadrën e Ancelottit shënoi James Rodriguez në minutën e 30-të, ndërkohë që barazoi Tielemans në minutën e 67-të. /Insajderi.com